“Biblioteka pa mure – Një bibliotekë për të gjithë”

Vendi i projektit: Biblioteka publike “Dritëro Agolli” Fier

Liderët e projektit: Anja Alibehaj, Sara Ruçi, Dario Lloshi,  Arted Doko
Kohëzgjatja e projektit: E pacaktuar

Përshkrimi i projektit – Grupi “PapiChulo” nën udhëheqjen e mentorit Gentian Guni ka si synim të ndërtojë një platformë që lehtëson punën e anëtarit të bibliotekës. Nëpërmjet kësaj platforme, anëtarët menaxhojnë të gjitha proceset e tyre ne menyre efikase duke filluar nga marrja e librit,orari për aktivitetet dhe orari i shërbimit, leximi i librave online, restaurimit te librave të dëmtuar etj, nga ana tjeter qytetarët do kenë mundësi të ndjekin faqen e bibliotekës nëpër rrjete sociale dhe së shpejti në platformën Discord për të kërkuar dhe dhuruar libra të zhanreve të ndryshme dhe për digjitalizimin dhe pasurimin e bibliotekës, duke përmendur faktin se kemi marrëdhënie bashkëpunuese me Organizata të ndryshme Joqeveritare (OJQ) dhe me shkollat e qytetit qofshin publike apo jopublike dhe inovacioni për të sjellë të mirat e të kaluarës nëpërmjet teknologjisë te e ardhmja. Lind pyetja “Cila është pika juaj më e fortë ?” përgjigja e së cilës është këmbëngulja dhe dëshira për të arritur majat dhe nëpërmjet aktiviteve sensibilizuese marrim në përdorim dhe dhurojmë libra nga shkolla të tjera në qytet që kanë dalë jashtë funksionit.

Produkti/Shërbimi final
Një faqe inteneti për bibliotekën e qytetit të Fierit, nëpërmjet së cilës qytetatët mund të marrin informacione mbi librat që ndodhen në bibliotekë, mbi aktivitete që zhvillohen, të lexojnë libra on line, si dhe të përfhsihen në fushata dhurimi librash e pasurimi të fondit libror.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Qëndro” me financimin e Qeverisë Italiane dhe zbatohet nga UNICEF në Shqipëri @unicefalbania në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve @ministriaearsimit, Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët @bora_muzhaqi, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive @puna.gov.al, Ambasada Italiane @italyinalbania dhe ICTSlab @ictslab.

Çfarë është UPSHIFT?
UPSHIFT është një program që ndihmon adoleshentët dhe të rinjtë të bëhen inovator dhe sipërmarrës social duke iu ofruar mësim nga eksperienca për të kuptuar sfidat e komunitetit. Të rinjtë do të mësojnë të dizenjojnë dhe ndërtojnë zgjidhje në formën e produkteve apo shërbimeve dhe do të angazhohen në udhëheqjen e sipërmarrjeve që mundësojnë këto projekte.

Social Impact Workshop ndihmon të rinjtë dhe adoleshentët e marxhinalizuar që të bëhen krijues dhe sipërmarrës social nëpërmjet trajnimeve duke arritur të kuptojnë më thellë problemet e komunitetit, të dizenjojnë zgjidhje nëpërmjet zhvillimit të një produkti ose shërbimi, dhe më pas ta udhëheqin drejt realizimit këtë sfidë shoqërore.

UPSHIFT FIER