Biblioteka Publike

“Dritëro Agolli” Fier

Nje lexues midis rafteve te librve
library 03 web

Edukim

library 04 web

Kërkim

library 05 web

Shërbime

Mirësevini në bibliotekën tonë!

Biblioteka Publike Dritëro Agolli Fier.

Prej vitesh biblioteka e Fierit nuk është thjesht dhe vetëm një institucion në të cilin jepen dhe kthehen libra, por, përmes përkushtimit tonë ofrojmë shërbime referuese dhe informuese për komunitetin, programojmë veprimtari dhe organizojmë aktivitete të ndryshme për ngulitjen e vlerave me te mira njerëzore, morale e letraro-artistike. Me këtë mision Biblioteka Fier luan një rol të veçantë si qendër e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Biblioteka Publike Fier njihet të funksionojë që prej vitit 1948 dhe ka nje histori mbi 70 vjecare.
Që prej shkurit 2017 kjo bibliotekë mban emrin “Dritëro Agolli”, një prej shkrimtarëve më të njohur të letërsisë shqipe.

Në Bibliotekën Publike Dritëro Agolli Fier, funksionojnë sektori i librit shqip, për fëmijë, në gjuhe të huaja dhe sektori i periodikut, të cilët ofrojnë shërbimin e tyre për gjithë popullsinë e Bashkisë Fier dhe Njësive Administrative të saj.

AKTIVITETET TONA

Takim me shkrimtaren Mimoza Xhindi

Tetori i Librit Në kuadër të Muajit të Librit, Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” vijon takimet letrare me autorë, duke sjellë pranë lexuesve krijimtarinë e tyre. Këtë herë patëm kënaqësinë të mirëprisnim shkrimtaren Mimoza Xhindi, në një takim të veçantë kushtuar...

📚 Në fokus të letërsisë: Alfred Mehmeti, shkrimtari fierak

Në fokus të letërsisë: Alfred Mehmeti, shkrimtari fierak Në kuadër të veprimtarive kulturore dhe letrare, Biblioteka zhvilloi një aktivitet me nxënësit e klasës XI të gjimnazit “Zhani Ciko” dhe maturantët e gjimnazit “Perikli Ikonomi”, nën drejtimin e mësueses së...

📚 Një udhëtim në botën e letërsisë, përmes veprës së Jakov Xoxës!

Një udhëtim në botën e letërsisë, përmes veprës së Jakov Xoxës! Në kuadër të Muajit të Letërsisë, zhvilluam një takim letrar me nxënësit e klasës së IX-të të shkollës artistike “Jakov Xoxa”, së bashku me mësuesen Lumturi Sino, për të njohur më nga afër jetën dhe...

📚 Migjeni në sytë e brezit të ri

Migjeni në sytë e brezit të ri Në kuadër të Tetorit Muajit të Letërsisë, Biblioteka zhvilloi sot një aktivitet letrar me nxënësit e klasave III–IX të shkollës “Feride Begaj”, me mësuesen e letërsisë Drilona Muçaj kushtuar shkrimtarit të madh shqiptar, Migjeni. Përmes...

📚 Në botën magjike të letërsisë me Dritëro Agollin

Në botën magjike të letërsisë me Dritëro Agollin Në kuadër të aktiviteteve letrare të muajit tetor, biblioteka zhvilloi një takim të veçantë me nxënësit e klasës IX të shkollës “7 Dëshmorët”, në bashkëpunim me mësuesen e letërsisë, Rozeta Toska. Përmes veprës së...

Bibliotekat -Porta lokale drejt dijes

Ato sigurojnë kushte baze për mësimin gjatë gjithë jetës.

Qëllimi ynë parësor është të sigurojmë burime dhe shërbime të mediave të ndryshmepër të plotësuar nevojat e individëve dhe grupeve për edukim, informacion dhe zhvillim personal, përfshirë dhe çlodhjen dhe argëtimin.

Çfarë ofrojmë?

Ofrojmë udhëzime dhe trajnime se si të bëhet kërkimi dhe përdorimi e këtij informacioni dhe vlerësojnë cilësinë e burimeve të informacionit. Bibliotekat publike mund të thuhet se kualifikohen si parakushte të rëndësishme për një shoqëri demokratike të informuar.

Fëmijët – Lexuesit e së ardhmes

Dëshira për librin duhet ngulitur që në fëmijërinë e hershme, ndaj ata mbeten një nga grupmoshat më në qendër të aktiviteteve dhe synimeve tona. Kjo është arritur duke realizuar takime të shumta e të ndryshme me fëmijët e ciklit parashkollor, atij fillor e të lartë 9-vjecar.

Të rinjtë

Takime me të rinjtë në mjediset e Bibliotekës sonë, në shkolla, në parqe, në kafe mes miqsh, për të rrëfyer e ndarë me ta historitë që na kanë formuar e frymëzuar, histori të vërteta e të trilluara, që na ndriçojnë mendjen në realitetin e përgjithshëm.

382714483 826882426059732 7872848708506381341 n

Eventet e ardhshme

Lista me disa nga  projektet tona më kryesore gjatë një viti

Dhjetor 2024: Takimi i fundvitit

Takim me lexuesit më të rregullt të Bibliotekës Publike Dritëro Agolli, për të cilët, bazuar në kartelat dhe statistikat e secilit sektor, ndahen cmimet “Lexuesi më i mirë i vitit”. Festa nuk mund te kuptohet pa dhurata dhe dhurata më e mirë është libri.

Figura të rëndësishme

Gjatë vitit

Takim kushtuar figurave të rëndësishme të shoqërise dhe familjes, si mësuesi, nëna, dita e të moshuarve, dita e të drejtave të fëmijëve, dita e rinisë

Ekspozita e librave të rinj

Pranverë

Ekspozita e librave të rinj çdo pranverë sjell një festë të vërtetë në shtëpinë e librit. Në një atmosferë pranverore qytetarët kanë mundësinë të shohin nga afër titujt më të rinj të librave që janë bërë pjesë e fondit të Bibliotekës

Vera jonë në Bibliotekë

Verë – Bibliotekë

Projekt veror që mbledh në mjediset e Bibliotekës fëmijë anëtare të saj, për t’u argëtuar e mësuar së bashku, nën kujdesin e punonjëseve dhe falë ndihmës së cmuar të vullnetarëve.

Në raft të librave kërkomë…

Tetor – Bibliotekë

Takime me rastin e ditëlindjes së Dritëro Agollit, emrin e të cilit mban institucioni ynë. Çdo vit ky takim vjen ndryshe, ku përveç poezi, këngë, kujtime e vlerësime, shoqërohen dhe me ekspozitë librash dhe sendesh personale të tij.

Takohemi për një libër

Gjatë Vitit – Bibliotekë, Muzeu Historik

Ky projekt kombëtar është përcjellë me takime të shumta e të larmishme, duke filluar që nga takimi në dhomën muze të Jakov Xoxës” , në Muzeun Historik Fier, deri te pasditet e lira të leximit në parkun e qytetit.

Konferenca Shkencore për 28-29 Nëntorin

Nëntor – Biblioteka Publike Dritëro Agolli

Konferenca Shkencore me rastin e Festave të 28-29 Nëntorit, duke sjellë një dritë ndryshe mbi figurat dhe ngjarjet e mëdha të kombit tonë, nëpërmjet pasqyrimit të tyre në penën e shkrimtarëve dhe historianëve të sotë

Të përzgjedhura nga stafi

Libra të rinj për të lexuar

whatsapp image 2023 12 02 at 09.28.15 6daeb72a web

Faji në yjet tanë

John Green

 

Leximtari

Bernhard Schlink

images 8

Ferma e Kafshëve

George Orwell

Anna Karenina cover

Ana Karenina

Leon Tolstoj

Përfshihu edhe ti

Ne në Bibliotekën Publike Dritëro Agolli Fier, kemi mirëpritur ndihmën e vullnetarëve nga persona të komunitetit për të ndihmuar punonjëset në procese pune të ndryshme. Për ta është hartuar një politikë e shkruar ku janë përcaktuar qartë detyrat e vullnetarit dhe marrëdhëniet e tij me veprimtarinë dhe punonjësit e Bibliotekës.
Puna vullnetare ka përfitime pozitive si për personat, ashtu dhe për komunitetin e shërbyer. Theksojme se vullnetarët nuk janë përdorur në asnjë rast për të zëvendësuar punonjëset.