Sektorët e Shërbimit
Sektori i Librit Shqip:
Ky sektor, i cili gjeografikisht ndodhet në katin e parë të Bibliotekës, përmban një fond të pasur me literaturë artistike e shkencore në gjuhën shqipe. Pika e qarkullimit të librit është e vendosur në afërsi të fondit të referencave, e cila ka në përbërjen e saj materiale libra si enciklopedi, manualë, almanakë, fjalorë etj.
Grafiku statistikor i frekuentimit për këtë sektor ngelet në nivele të mira, ku shënohen cdo vit mbi 1 mijë anetare të rregullt me kartelë, ku statistikat ditore të shërbimit shkojnë në mbi 50 përdorues në ditë vetëm në këtë sektor, ku përvec interesit për literaturën dhe autorët më të rinj në tregun e librit, kërkohen shumë dhe degë si historia dhe biografi njerëzish të shquar.
Në këtë sektor ndodhen rreth 40 000 mijë libra, që përfshijnë degët;
- Letërsi shqip
- Letërsi e huaj
- Psikologji
- Fe
- Politikë
- Ekonomi
- Drejtësi
- Foklor
- Shkenca natyrore
- Arte
- Biografi
- Histori shqipe dhe botërore etj.
Sektori i librit për fëmijë
Ky sektor ndodhet në katin e dytë të Bibliotekës. Ai rezervon një literaturë të përshtatshme për fëmijët e moshës parashkollore deri në 14 vjeç, ne nje fond libror prej rreth 7 mije librash.
Kjo literaturë është e sistemuar në rafte të përshtatshme për moshën e fëmijëve, në mënyrë që informacioni i duhur të gjendet lehtë dhe aksesi i tij të jetë i lirë. Numri i lexuesve ne kete sektor shkon mbi 1 mije lexues cdo vit.
Përveç literaturës artistike dhe shkencore në shqip, sektori rezervon edhe një literaturë të pasur në enciklopedi, fjalore dhe botime të ndryshme për fëmijë. Aktivitetet artistike kulturore që numëron ky sektor janë të shumta, ku përmendim dhe aktivitetet e shumta me shkrimtarë për fëmijë, perurimet e librave të rinj, si dhe aktivitete për ditë të veçanta siç është 2 Prilli, Dita Botërore e Librit për Fëmijë etj.
Sektori i librit në gjuhë të huaja
Ky sektor është i vendosur në katin e dytë të Bibliotekës dhe përmban një koleksion me materiale artistike e shkencore në 12 gjuhë të huaja:
Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht,
Greqisht Rusisht, Rumanisht,
me enciklopedi, metoda e fjalorë të shumtë, në një total prej 8 mijë librash.
Ky sektor shënon mesatarisht mbi 250 lexues të rregullt me kartelë, të cilet kanë mundësi tv kene në duar dhe botime të një viti më parë, gjë që për librin e huaj shënon rekord në kohën kur vjen në duart e lexuesit.
Sektori i periodikut
Ky sektor përbën një thesar arkivor të Bibliotekës sonë, për nga dokumentimi i shtypit dhe periodikut shqiptar të ruajtur aty. Fondi i periodikut përmban rreth 5 mijë koleksione gazetash ditore, revista, fletore zyrtare e perdiodike të ndryshëm, të cilat datojnë që nga viti 1950.
Puna e kujdesshme ndër vite për ruajtjen, klasifikimin dhe skedimin e materialeve, u pasua nga ndryshimi i pozicionit të ketij sektori, për ta bërë gjithe pasurinë e këtij sektori sa më të prekshme nga përdoruesit, duke vlerësuar peshën e hulumtimeve dhe studimeve zonale që ato mbartin, si kujtesa e vërtetë e së nesërmes.
Libri antikuar
Një fond libror prej 326 titujsh libra të vjetër është një nga pasuritë e Bibliotekës, të cilat ruhen nën kujdes të posaçëm.
Tituj janë shqip dhe gjuhë të huaja si: arabisht, italisht, rusisht, anglisht, gjermanisht etj.
- Libri më i vjetër është i vitit 1827 “Diturija e përkohëshme shqipëtare ”, botim 1 prill 1927.
- Libri më i vjetër i këtij koleksioni daton që nga viti 1846, me titull ” «Studiare la lingua Greca“ botuar në Firenze.
- Libri më i madh ka rreth 10 000 faqe, peshon rreth 11.5 kg dhe ka përmasat 30 x 22.5 cm. Titulli i tij është “The Century Dictionary”, një botim i vitit 1914.
- Libri më i vogël ka vetëm 10 faqe dhe përmasat e tij janë 7.5 x 6 cm, botuar në Shqipëri më 1970.