Ndonëse institucionet bibliotekare të shqiptarëve në shtetin e tyre janë relativisht të reja, tradita bibliotekare në Shqipëri është e vjetër. Dëshmi të shumta vërtetojnë se gjatë Mesjetës në oborret e princërve shqiptarë funksiononin kancelari në të tria gjuhët diturore të kontinentit: latinisht, greqisht, sllavonisht e, pranë tyre edhe bibliotekat përkatëse. Në kohën tonë librat u përcollën kryesisht nëpërmjet bibliotekave të familjeve të mëdha, të pashallarëve e bejlerëve, por edhe të institucioneve fetare.

Rreth nesh

Biblioteka Publike Fier është një nga bibliotekat më të mëdha dhe më aktive në vend. Godina e saj ndodhet në qendër të qytetit dhe hapësirat e brendshme janë të bollshme e te mjaftueshme për zhvillimin e aktivitetit të saj si biblioteke publike qendrore, e vetmja e këtij lloji në gjithë njësitë administrative të Bashkisë Fier, me një popullsi prej rreth 300 mije banorësh. Në përbërjen e saj ajo rezervon një fond koleksionesh prej rreth 82 mijë tituj materiale libra e periodikë, në shqip dhe gjuhë të huaja, për të gjitha moshat e fushat e dijes.

Me këtë mision Biblioteka Fier luan një rol të veçantë si qendër e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Historia jonë: Prej vitit 1948

Biblioteka Publike Fier njihet të funksionojë që prej vitit 1945, por si institucion i parë shte­të­ror, publik e laik, mban për datë të themelimit 7 shkurt1948.  Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së familjes Vrioni dhe drejtuesja e parë që nxiti krijimin dhe themeloi Bibliotekën ka qenë zonja Urani Verria.

Fillimisht Biblioteka e nisi rrugën e saj nëpërmjet shpërndarjes së librit me valixhe, por më vonë u bënë përpjekje për pasurimin e këtij fondi, si dhe për rior­ga­ni­zimin e bibliotekës si institucion.

Rrjedha e kohës do ta vendosë librin në një godinë private në qendër të qytetit, e cila do të shndërrohet në vite në tempullin e dijes, një tempull që do të mbartë e do të ruajë pasurinë e qytetit.

Organika e asaj kohe numëronte 2 punonjëse dhe ofronte shërbim vetëm në dy sektorë: sektori i fëmijëve dhe i të rriturve.

Pak e nga pak Biblioteka do të marrë trajtën e saj të plotë, shtohet në organikë dhe ofrohet edhe shërbimi i shtypit.

Në vitet ’70 do të ofrohet shërbim dhe në sektorin e gjuhëve të huaja, si dhe emërohet një libralidhëse, e cila merret me lidhjen dhe meremetimin e librit. Shërbimi që ofrohej ishte i  një kategorie të lartë, brenda normave të një etike profesionale.

 

 

238954438 983051395822022 8454501354867873465 n web

Ndërtesa e vjetër e Bibliotekës.

Ndryshimet demokratike të viteve ’90 sollën mundësi ndryshimi edhe në politikat e Bibliotekës Publike Fier. Nga modeli i bibliotekave të Europës Lindore, me kufizime të skajshme në sigurimin e informacionit dhe shfrytëzimin e disa kategorive të literaturës, ajo kaloi në heqjen e barrierave kufizuese të kësaj natyre, duke shkuar drejt lirisë së plotë të informacionit për përdoruesit.

Pas rikonstruksionit te plote te godines, mjediset e reja qe jemi duke sistemuar deshirojme te jene sa me funksionale dhe komode per perdoruesit e bibliotekes, qe nga mosha parashkollore te cilet do të jenë lexuesit e ardhshëm, deri tek intelektualet e moshuar, te cilet ngelen miq besnike të librit.

Që prej datës  17.02.2017. kjo bibliotekë mban emrin “Dritero Agolli”,  një prej shkrimtarëve më të njohur të letërsisë shqipe; poet, prozator, publicist,  politikan dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Ky titull iu dha Bibliotekës sonë pas ndarjes së tij nga jeta më 03.02.2017.

Burimet njerëzore

Bibliotekari është një ndërmjetës aktiv midis përdoruesit dhe burimeve të informacionit të Bibliotekës. Arsimi profesional dhe kualifikimi i vazhdueshem istafit është i domosdoshëm për të kryer në mënyrë sa më cilësore shërbimet e duhura. Stafi ynë përbëhet prej  9 punonjësesh, shumica janë të kualifikuara në fushën e  bibliotekonomisë. Stafi është me përvojë dhe me përkushtim për  punën.

Misioni & Vizioni ynë

Rregullimi i marrëdhënieve dhe përcaktimi i detyrave të Bibliotekës për realizimin e përgjegjësive dhe të detyrave që ajo ka.

  • Biblioteka Publike Fier ka për detyrë t’i shërbejë formimit kulturor, estetik, teknik e shkencor të lexuesit, nëpërmjet librit, dhe formimit të tij, nëpërmjet shtypit të përditshëm e perodik, vendas e të huaj, si dhe materialeve të tjera jo libra.
  • Biblioteka Publike Fier varet nga Drejtoria e Artit dhe e Kulturës dhe veprimtarinë e saj e zhvillon në përputhje me dispozitat kushtetuese.
  • Misione specifike
    Të krijojmë një kuadër rregullator për të mundësuar funksionimin me efikasitet të administratës së bibliotekës, për realizimin e funksioneve të saj.
  • Të krijojmë një kuadër të detyrave dhe ndarjeve të tyre ndërmjet personelit, në interes të realizimit të funksioneve dhe përgjegjësive të bibliotekës.
  • Të përcaktojmë rregullat e bashkëpunimit ndërmjet punonjësve.
  • Të krijojmë kushtet për një veprimtari transparente dhe të suksesshme të punonjësve të Bibliotekës ndaj kërkesave të publikut.

Arritje dhe Vlerësime

  • Me Vendim nr. 13 dt. 07.02.2017. të Këshillit të Bashkisë Fier kjo bibliotekë mban emrin “Dritëro Agolli”, një prej shkrimtarëve më të njohur të letërsisë shqipe; poet, prozator, publicist, politikan dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

 

  • Ministria e Kultures vlerësoi Bibliotekën Publike “Dritëro Agolli”  ndër bibliotekat më të mira në vend. Në mbështetje të politikave të librit dhe nxitjes së leximit, pjese e projektit “Rijetëzimi i bibliotekave”, Ministria e Kulturës, duke vlerësuar angazhimin tonë gjatë Fushatës Kombëtare të Leximit 2016 – 2017 “Takohemi për një LIBËR”, si një komponent i rëndësishëm për edukimin e leximit.

  • Ministria e Kultures i dhuroi një fond libror prej rreth 70 titujsh.

  • Vlerësuar si institucioni më i mirë i vitit 2017 nga Fondacioni “Harpa” në takimin e fundvitit me shkrimtarët dhe institucionet në vend.
  • Bibliotekë pjesemarrëse në “Unionin e Parë të Bibliotekave mes Vendeve të Evropës Qendrore Lindore dhe Kinës”-CEEC- mbajtur në Hangzhou të Kinës në tetor 2018.

 

  • Ministria e Kultures vlerësoi  Bibliotekën Publike “Dritëro Agolli” ndër bibliotekat më të mira në vend si pjesë e projektit “Rijetëzimi i bibliotekave” në Fushatën Kombëtare të Leximit 2018, si komponent i rëndësishëm për edukimin e leximit

Arritje dhe Vlerësime

  • Bibliotekë e ftuar speciale në festivalin III Poetik ne Boras Suedi

 

  • Një nga institucionet më të rëndësishme kulturore të qytetin tonë, që është tashmë pjesë e pandarë e revistës periodike kulturore “Fieri”.

 

  • Bashkëpunëtore në “Panairi i Librit Fieri 2018” – një nga eventet më të rëndësishme të librit në qytetin tonë.

 

  • Bashkëpunëtore në Panairin Kombëtar të Librit nga “Klik Ekspo Grup”

 

  • Bibliotekë që merr pjesë në mënyre aktive në takime bibliotekash në rang kombëtar e ndërkombëtar, si dhe gjithë trajnimet e Bibliotekës Kombëtare në kuadër të kualifikimit të vazhdueshëm profesional të punonjëseve.
vleresime web

Përfshihu edhe ti

Ne si Bibliotekë kemi mirëpritur ndihmën e vullnetarëve nga persona të komunitetit për të ndihmuar punonjëset në procese pune të ndryshme. Për ta është hartuar një politikë e shkruar ku janë përcaktuar qartë detyrat e vullnetarit dhe marrëdhëniet e tij me veprimtarinë dhe punonjësit e Bibliotekës.
Puna vullnetare ka përfitime pozitive si për personat, ashtu dhe për komunitetin e shërbyer. Theksojme se vullnetarët nuk janë përdorur në asnjë rast për të zëvendësuar punonjëset.

307032201 537478041666840 1281296988760166411 n web