Deprecated: Creation of dynamic property ET_Builder_Module_Comments::$et_pb_unique_comments_module_class is deprecated in /home/gamitkia/bibliotekapublikefier.com/wp-content/themes/Divi/includes/builder/class-et-builder-element.php on line 1425

Takim me shkrimtaren Mimoza Xhindi

by | Oct 26, 2026 | Autorë, Dhurim Libri, Facebook, Konferencë, Rinia, Takim, Tetori

Tetori i Librit 📚
Në kuadër të Muajit të Librit, Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” vijon takimet letrare me autorë, duke sjellë pranë lexuesve krijimtarinë e tyre.
Këtë herë patëm kënaqësinë të mirëprisnim shkrimtaren Mimoza Xhindi, në një takim të veçantë kushtuar promovimit të disa prej titujve të saj letrarë.
Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, të afërm, miq, kolegë dhe dashamirës të librit u bënë pjesë e këtij takimi, duke ndarë emocione, mendime dhe vlerësime për krijimtarinë e shkrimtares.
Ftojmë autorët fierakë dhe më gjerë të bëhen pjesë e veprimtarive tona letrare e kulturore, duke kontribuar së bashku në pasurimin e jetës kulturore të qytetit dhe në promovimin e dashurisë për librin.
📖 Biblioteka mbetet një vatër e dijes, e kulturës dhe e promovimit të vlerave letrare, ku autorët dhe lexuesit takohen përmes magjisë së fjalës së shkruar.

0 Comments

E njëjta Kategori