Lexuesit më të mirë të vitit 2023

by | Dec 22, 2023 | Lexuesi, Takim

📚Biblioteka Publike “Dritëro Agolli”Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit.
I kthyer tashmë në një traditë të bukur, me një ndjesi miqësore dhe familjare, ky projekt synon vlerēsimin e lexuesve të vërtetë, të të gjithë grupmoshave.
Konceptuar në formën e një bashkëbisedimi artistik dhe kulturor, takimi ishte plot çaste të veçanta artistike të përcjella nga aktorja e Teatrit Kombëtar Luljeta Bitri, aktorët Klajdi Marku e Anri Çelibashi.
I ftuar nderi ishte Prof Dr. Bardhosh Gaçe si dhe shkrimtarët Arben Velo e Odise Plaku.
Në këtë takim e pranishme ishte dhe drejtuesja e Drejtorisë së Artit dhe Kulturës znj. Adriana Mile, e cila ka shprehur gatishmërinë e Bashkisë Fier për të mbështetur çdo iniciativë që është në dobi të kësaj sipërmarrjeje me rëndësi të veçantë.
Duke qenë se ky vit ishte cilësuar si “Viti jubilar i shkrimtarit të mirënjohur Jakov Xoxa”, drejtuesja e Bibliotekēs znj.Klodjana Gjata e ka vlerësuar Prof. Dr. Bardhosh Gaçe me “Çmimin e veçantë Jakov Xoxa” , me motivacionin “Për kontributin e tij të çmuar në hulumtimin, studimin dhe promovimin e vlerave letraro-artistike të veprave të shkrimtarit Jakov Xoxa”.📚
Plot me emocione ishte ceremonia e ndarjes së çmimeve pēr lexuesit më të mirë të këtij viti.
Në çdo sektor të librit u ndanë nga 3 çmime, ku në vendet e para ishin:
Sektori i Librit Shqip – Ritjon Mone;
Sektori i Librit për Fëmijë – Kaltra Çami;
Sektori i gjuhëve të huaja – Alion Hasani.
Lexuesit janë vlerësuar me certifikata dhe libra dhuratē, për ta ushqyer më shumē pasionin e tyre.
Libri ka magjinë e tij të veçantë, ndaj fjalët e fituesve e theksuan këtë më së miri, duke shtuar emocionet e befasitë.
Pjesē e punës së përditshme është forcimi i lidhjes sonë me lexuesit dhe motivimi i tyre.
Lexuesit_dhe_Bibliotekat – një lidhje që nuk shuhet kurrē.
Lexuesit_më_të_mirë_janë_fituesit!🏆

0 Comments

E njëjta Kategori