1500 Libra dhuratë

by | Oct 4, 2023 | Dhurim Libri | 0 comments

Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhuroi një sasi prej 1500 tituj librash për Bibliotekën tonë, duke pasuruar fondin tonë libror me botime të reja e me vlerë.
Kjo Akademi, në kontekstin e reformimit të saj dhe të hapjes cilësore ndaj institucioneve të librit, ka nisur prej disa vitesh një proces të rendësishëm të dhurimeve të botimeve shkencore, monografi dhe periodike shkencore, që përbëjnë literaturën kryesore shkencore në vend.
Për Bibliotekën tonë është një kënaqësi e veçantë që këta tituj të bëhen pjesë e fondit tonë pikërisht në tetor, në muajin e librit.
Mirënjohje për Akademinë dhe çdo autor që dhuron.
Libri – dhurata më e bukur.📚

0 Comments

E njëjta Kategori