Kënaqësi këtë pranverë të merrnim në duar një dhuratë: librin
“Lot dhe buzëqeshje në rrugën e trëndafilave”, një novelë nga Anila Zeqo,
Kjo novelë është një krijim që shpalos ndjenjat e shpirtit femëror në momentet më kritike dhe vendimtare të jetës, njëlloj si një pasqyrë e shpirtit njerëzor.
Edhe pse humb njerëzit më të dashur e sprovohet në shumë çaste të jetës, ajo kërkon të qëndrojë në këmbë, duke u mbështetur tek ndjenjat e pastra njerëzore.
Në këtë libër çdo femër mund të identifikohet me veten në çaste të caktuara të jetës, ndaj novela në fjalë ngelet një sugjerim i këndshëm për lexim, por dhe një udhëtim emocionues dhe thellësisht njerëzor.
Urime të përzemërta autores!
0 Comments