Festuam së bashku 1 Qershorin!

by | Qer 1, 2023 | Festa, Takim | 0 comments

✨Festuam së bashku 1 Qershorin!

Në ditën kur gjithë fëmijët kanë festën e tyre, ne iu bashkuam kësaj atmosfere me një takim me fëmijët në qendër të qytetit tonë të bukur, duke dalë jashtë mureve të bibliotekës.

✨Sot kur më shumë se çdo ditë tjetër, fëmijët kërkojnë vëmendje dhe mbështetje, ne u dhuruam një pasdite mes librash, vjersha e këngë, lojëra e gjëegjëza, si dhe plot talente në pikturë.🎨🧍🏼🧍🏻‍♀️

Të ftuar me këshillat e tyre të ëmbla e plot vlera ishin dy autorë të njohur për fëmijë në qytetin tonë, zonja Vjollca Myftari dhe zoti Mihal Krimçe.

Miqtë e nderuar u shprehën se mes fëmijëve përherë ndihen shumë mirë. “Të krijosh për fëmijët është kënaqësi, por dhe përgjegjësi shumë e madhe”, u shprehën ata.

✨Fëmijët përherë kanë qenë fokusi kryesor në punën tonë, ndaj edhe sot shpërndamë për ta dhurata simbolike, me urimin që leximi t’u shtojë ngjyrat dhe miqtë jetës së tyre.

Mesazhe të tilla mbi vlerën e librave u shpërndanë për gjithë qytetarët, të cilët e ndoqën me dashamirësi këtë takim.🎤📚🎨💫🧍🏻‍♀️🧍🏼🧍🏼🧍🏻‍♀️

 

0 Comments

E njëjta Kategori