Dita e kreativitetit dhe artit

by | Jul 7, 2025 | Vera

🎨 Sot në “Vera jonë në Bibliotekë 2025”, fëmijët përjetuan një ditë të mbushur me kreativitet dhe art!
👐 Nën udhëheqjen e zysh Irma Cane, dita u mbush me ngjyra dhe imagjinatë. Fëmijët u angazhuan me shumë pasion në aktivitetet e pikturës dhe punimeve me argjilë, duke krijuar vepra të ndryshme arti me duart e tyre të vogla. Ky proces zhvillues ndihmoi në forcimin e durimit, krijimtarisë dhe lidhjes së tyre me botën natyrore dhe traditën artizanale shqiptare. 🌿🪨🎨
📖 Çdo ditë në këtë program është një mundësi e re për të mësuar, për të eksploruar dhe për të ndërtuar kujtime të bukura përmes artit dhe miqësisë.
📌 Vazhdoni të na ndiqni për më shumë momente të paharrueshme nga kjo verë që po lë gjurmë të veçanta në zemrat e fëmijëve! 💛

0 Comments

E njëjta Kategori