“Në kujtim të fjalës që ndizte shpresë” Migjeni 
Migjeni një zjarr i ndezur në zemrën e mjerimit një klithmë e guximshme në një kohë të heshtur. Edhe pse jeta nuk i fali shumë vite, ai arriti të lërë pas një testament të fuqishëm të dhimbjes njerëzore dhe mungesës së dritës. Poezia e tij nuk synonte të ngushëllonte ajo trondiste. Nuk kërkonte të zbukuronte realitetin, por ta shpaloste me gjithë ashpërsinë e tij, duke mbjellë një thirrje të heshtur për ndryshim.
Gjatë këtij takimi, u kujtuan me nderim dy figura të mëdha të letërsisë shqipe, të cilët ndajnë të njëjtën ditëlindje: Migjeni dhe Dritëro Agolli dy zëra që ndezën dritë në kohë të errëta dhe vazhdojnë të ndriçojnë mendjen dhe shpirtin e çdo lexuesi
.
0 Comments