Takim me Shkrimtarin Reuf Mukaj

by | Feb 25, 2026 | Autorë, Facebook, Lexuesi, Promovim Libri, Rinia, Takim

📍Në ambientet e bibliotekës “Dritëro Agolli” u zhvillua një takim mbresëlënës me shkrimtarin Reuf Mukaj, për promovimin e botimeve të tij më të fundit: “Amaneti i një ëndrre”, “Gratë mbretëresha mbi tokë” dhe “Bashkëbisedim me Mira Muratin”.
Të pranishëm ishin miq të autorit, krijues, dashamirës të librit dhe të rinj nga shkollat e mesme të qytetit. Një prezantim të detajuar solli edhe Maks Zarka, i cili vlerësoi stilin e veçantë të autorit. 📖✍️
Atmosferën e pasuruan interpretimet plot ndjeshmëri të nxënësve të shkollës së mesme “Janaq Kilica”. Librat u pritën me interes nga publiku, duke sjellë tema aktuale të trajtuara me një qasje lirike, të ndërthurur me realitetin e sotëm. 📚

0 Comments

E njëjta Kategori