Aktivitetet e zhvilluara nga
Biblioteka Publike “Dritero Agolli ” Fier
aktivitetet tona
Aktivitet 100 vjet Jakov Xoxa
Startojnë aktivitetet në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Jakov Xoxa, aktivitete të cilat do të zhvillohen gjatë gjithë vitit duke shpallur kështu këtë vit, si viti që do të mbajë emrin e tij.
Ato do të startojnë më 7 qershor 2023, me një konferencë ndërkombëtare në sallën ‘‘Aleks Buda’’ në mjediset e Akademisë së Shkencave për të vazhduar më tej, me të tjera evente në qytetin e Fierit, por edhe më gjerë.
Në javën e kulturës italiane nëpër botë, në kuadrin e Projektit IPA-TOURNEE si dhe nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Fier zotit Armando Subashi organizohet maratona e aktiviteteve “Jakovi-100 vjet lindje” me mbështetjen e bashkisë së Fierit, Ministrisë së Kulturës, Akademisë së Shkencave dhe familjes Xoxa.
Festuam së bashku 1 Qershorin!
Sot kur më shumë se çdo ditë tjetër, fëmijët kërkojnë vëmendje dhe mbështetje, ne u dhuruam një pasdite mes librash, vjersha e këngë, lojëra e gjëegjëza, si dhe plot talente në pikturë.
Blogu ynë
Të rejat e fundit
Gēzuar Festën e Çlirimit
Gēzuar Festën e Çlirimit Shqipëria jonë e lirë! Lufta kundër nazifashizmit e rreshtoi popullin shqiptar në anën e...
Gëzuar Shqipëri 28 Nëntorin
Në këto ditë festash kombëtare urojmë: "Gëzuar Shqipëri! Gēzuar 111- vjetorin e Pavarēsisē!" Në kētē datē tē shënuar...
Identitet përmes shtypit
"Identitet përmes shtypit"- ky ishte takimi ynë i radhës, ku synojmë të dali në pah rëndësia e shtypit si përcjellësi...