Startojnë aktivitetet në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Jakov Xoxa, aktivitete të cilat do të zhvillohen gjatë gjithë vitit duke shpallur kështu këtë vit, si viti që do të mbajë emrin e tij.
Ato do të startojnë më 7 qershor, me një konferencë ndërkombëtare në sallën ‘‘Aleks Buda’’ në mjediset e Akademisë së Shkencave për të vazhduar më tej, me të tjera evente në qytetin e Fierit, por edhe më gjerë.
Në javën e kulturës italiane nëpër botë, në kuadrin e Projektit IPA-TOURNEE si dhe nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Fier zotit Armando Subashi organizohet maratona e aktiviteteve “Jakovi-100 vjet lindje” me mbështetjen e bashkisë së Fierit, Ministrisë së Kulturës, Akademisë së Shkencave dhe familjes Xoxa.
Nga bashkëpunimi me Prefekturën dhe Qarkun e Fierit, Ambasadën dhe Institutin Italian të Kulturës, Rajonin e Pulias, institucioneve të tjera, personaliteteve kombëtare shqiptare, OJF do të marrin jetë Konferenca Letrare-Shkencore, Festivali Teatror “Vitrina”, ekspozita e librit me veprat e Jakov Xoxes (e cila do ekspozohet në ditët në vijim në Bibliotekë “D. Agolli”-Fisr, për të shkuar te promovimimi i dokumentarit kushtuar figurës së tij dhe mjaft aktivitete të tjera mbresëlënëse.
Një sërë aktivitetesh do të zhvillohen dhe në mjediset e Qëndrës së Artit të qytstit Fier, në Teatrin “Bylis”, në datat 7, 8 Qershor.
Një pikë kulmore është mbajtja e Konferencës Letrare-Shkencore në paraditen e 9 Qershorit në mjediset e bukura të qytetit antik të Apolonisë, për të vazhduar në mesditë me ‘‘Antigonea’’ Opera Rock Theater, nga Rajoni i Pulias!
Viti në vijim është cilësuar si viti i shkrimtarit Jakov Xoxa dhe do të shoqërohet me evente në fushën e letërsisë, por edhe me gjerë.
0 Comments