“Identitet përmes shtypit”- ky ishte takimi ynë i radhës, ku synojmë të dali në pah rëndësia e shtypit si përcjellësi i parë dhe pasqyruesi i plotë i ngjarjeve dhe zhvillimeve të një vendi.
Të ftuar ishin historiani Bashkim Vrekaj dhe gazetarët Ermira Vogli Bozo, Marsela Topi e Rrapo Isufaj.
Në një ekspozitë tematike me botime historike mbi Festën e Flamurit dhe të Çlirimit u përfshinë dhe botime të pasqyrimit të ngjarjeve në shtypin e kohës.
Për rëndësinë e këtyre datave vendimtare në historinë e kombit tonë foli historiani i nderuar z. Vrekaj dhe mësuesja me përvojē Parashqevi Nikolla, ndërsa gazetarët e ftuar enkas i mēshuan rēndësisë së pērcjelljes së parë të lajmit. Dikur lajmet pasqyroheshin së pari në shtyp dhe gazetat ishin tē parat që sillnin ngjarjet tek populli.
Ndoshta sot ky funksion kryhet më shpejt nga on line, nga burime e portale të ndryshme, por pas çdo kronike të përcjellë saktë qëndron një gazetar i suksesshēm.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe në ditët në vazhdim!
Identiteti_kombëtar
Identitet_përmes_shtypit
0 Comments