Sa kënaqësi fal puna e dorës!
Sot, punuam me dashur dhe fantazi me mësuesen e talentuar të piktures Irma Hoxhaj, ku duart e tyre të vogla formësonin ëndrrat në teknikën e qeramikës, bazuar në modelet e artizanëve të mëparshëm të traditës.
Artizanati dhe tradita e punë së dorës në vendin tonë është një vlerë që ruhet nga të gjithë.
Arti i fëmijëve sjell befasi dhe për artistët më profesionistë. Puna e qetë dhe plot dashuri e fëmijëve na dhuroi një galeri gjithëpërfshirëse objektesh.
E bukur brendia e tyre, e bukur dhe bota që duan të ndërtojnë! Le ta ruajmë atë!
Një nga gjërat më të bukura në kampin tonë është vëmendja që ju kushtohet të gjitha llojeve të aktiviteteve, qofshin këto fizike, edukative apo artistike.
0 Comments