Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” pjesëmarrëse në konferencën ndërkombëtare “The 3rd China-CEEC curators’ Forum of Libraries Union” – Nanjing, Kinë.
Ishte kënaqësi që, për të tretin vit radhazi, ishim të ftuar në këtë konferencë ndërkombëtare, për të krijuar bashkëpunime në fushën e bibliotekonomisë, si dhe shkëmbimit të ideve dhe përvojave më të mira.
Gjatë tri ditëve u trajtuan tema si; promovimi i librit, novacioni, llojet e literaturës, shërbimi i librit, hapësira urbane e leximit, rëndësia e të lexuarit tek të rinjtë etj.
Me kënaqësi themi se filluan të ndërtohen ura bashkëpunimi mes bibliotekave që janë pjesë e Unionit, për të nxitur zhvillimin sipas modeleve ndërkombëtare.
Vlen për t’u theksuar fakti se Biblioteka “Dritëro Agolli” Fier ēshtë vlerësuar shpesh dhe nga institucionet e kulturës si një ndër bibliotekat më të mira në vend, që përmes politikave dhe aktiviteteve të saj, është shndërruar në një portë të madhe dijeje, tē frekuentuar nga të gjitha grupmoshat.
0 Comments