Në kujtim të poetit të paharruar Dritëro Agolli!

by | Oct 13, 2025 | Autorë, Ekspozitë, Lexuesi, Pervjetor, Takim, Tetori

“Në kujtim të fjalës që ndizte shpresë” Migjeni ✍️
Sot, në këtë ditë të veçantë, Biblioteka “Dritëro Agolli” 📚 organizoi një aktivitet letrar në nderim të Migjenit, në bashkëpunim me klubin e leximit të drejtuar me pasion nga mësuesja Blerina Lamaj.
Migjeni një zjarr i ndezur në zemrën e mjerimit një klithmë e guximshme në një kohë të heshtur. Edhe pse jeta nuk i fali shumë vite, ai arriti të lërë pas një testament të fuqishëm të dhimbjes njerëzore dhe mungesës së dritës. Poezia e tij nuk synonte të ngushëllonte ajo trondiste. Nuk kërkonte të zbukuronte realitetin, por ta shpaloste me gjithë ashpërsinë e tij, duke mbjellë një thirrje të heshtur për ndryshim.
🕯️ Fjala e Migjenit nuk shuhet ajo vazhdon të na zgjojë edhe sot.
Gjatë këtij takimi, u kujtuan me nderim dy figura të mëdha të letërsisë shqipe, të cilët ndajnë të njëjtën ditëlindje: Migjeni dhe Dritëro Agolli dy zëra që ndezën dritë në kohë të errëta dhe vazhdojnë të ndriçojnë mendjen dhe shpirtin e çdo lexuesi📖.

0 Comments

E njëjta Kategori