Përkujtojmë vdekjen e Skënderbeut

by | Jan 19, 2026 | Ekspozitë, Facebook, Lexuesi, Pervjetor, Rinia, Takim

🇦🇱 Sot, më 17 janar, përkujtojmë përvjetorin e ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriot Skënderbeut (1468), heroit tonë kombëtar dhe simbolit të pavdekshëm të qëndresës shqiptare.
⚔️ Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte udhëheqësi që bashkoi principatat shqiptare dhe, për 25 vjet me radhë, mbrojti me vendosmëri trojet shqiptare nga Perandoria Osmane. Me trimërinë, mençurinë ushtarake dhe vizionin e tij politik, ai e shndërroi Shqipërinë në një pikë kyçe të rezistencës në Evropë.
📜 Trashëgimia dhe kontributi i Skënderbeut janë të vështira të përmblidhen në pak rreshta. Si lider i shquar dhe strateg i jashtëzakonshëm, ai udhëhoqi një rezistencë të guximshme kundër pushtimit osman, duke lënë një gjurmë të thellë në historinë dhe kulturën shqiptare, si edhe në mbarë Ballkanin. Figura e tij mbetet një burim i pashtershëm frymëzimi për lirinë, identitetin dhe dinjitetin kombëtar.
📚🇦🇱 Në përvjetorin e 558-të të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Biblioteka ka hapur ekspozitën me titull
“Skënderbeu – Një Trashëgimi në Libra”.
🗓️ Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 19.01.2026 deri më 26.01.2026.
Ju ftojmë ta vizitoni!

0 Comments

E njëjta Kategori