Read on Wheels

by | Qer 8, 2023 | Ekspozitë, Vera | 0 comments

📍Hej, hej hej Fëmije!🤗👬👭🧍🏻‍♀️

🎤Sot ishte një ditë ndryshe, ku miq të kampit

” Vera jonë në Bibliotekë” pritën me buzëqeshje e kërshëri bibliotekën lëvizëse👉 “Read on Wheels”  – nismë kombëtare nga Instituti i Librit dhe i Promocionit 🚎📚📚👭👬👭

Drejtoresha e këtij Instituti, znj Irena Toci, zgjodhi qytetin tonë për të vazhduar misionin e radhës , duke e ditur se Biblioteka e Fierit është një ndër më të mirat në vend dhe me numër të konsiderueshëm lexuesish potencialë.

E ftuar ishte shkrimtarja për fëmijë Vjollca Myftari, me librin e saj më të fundit me vjersha “Vizaton dielli mbi borë”, i Shtëpisë Botuese “Toena’, nga i cili fëmijët lexuan pjesët e tyre më të pëlqyera.

Znj. Irena Toçi u shpreh e befasuar nga potenciali dhe dëshira e fëmijëve të Fierit për leximin, si dhe vlerësoi punën e vazhdueshme dhe cilësore të Bibliotekës  për të afruar fëmijët dhe të rinjtë sa më shumë drejt librit.

Ata u kënaqën dhe u befasuan shumë kur erdhi momenti i ndarjes së çertifikatave për lexuesit më të mirë, vlerësuar nga Instituti i Librit dhe Promocionit.

🤩Magjik ishte momenti kur fëmijët vizituan bibliotekën lëvizëse, ku u impresionuan shumë nga raftet e librave dhe titujt e bukur që gjendeshin brenda saj.📚

E mbyllim këtë ditë sot me thënien e ëmbël të Noelit:

“Këtu kam miq dhe libra! Ky është kampi më i mirë në botë!🔊🥳🥳🥳

0 Comments

E njëjta Kategori