Takim me Poeten Mimoza Ahmeti

by | Mar 23, 2026 | Autorë, Facebook, Lexuesi, Promovim Libri, Rinia, Takim

Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, më 21 mars – një ditë e shpallur nga UNESCO për të vlerësuar dhe promovuar poezinë në mbarë botën – Biblioteka “Dritëro Agolli” u shndërrua në një hapësirë të gjallë arti dhe emocionesh, ku fjala poetike bashkoi dashamirësit e letërsisë.📖
Në këtë aktivitet mori pjesë poetja Mimoza Ahmeti, si dhe aktorët e Teatrit Bylis, Astrit Hasani dhe Miola Sitaj, të cilët sollën për publikun interpretime të ndjera dhe plot emocion nga poezitë e saj.
Ky aktivitet u kthye në një festë të vërtetë të fjalës artistike, duke na kujtuar se poezia mbetet një mënyrë e fuqishme për të shprehur shpirtin dhe për të lidhur njerëzit përmes ndjenjave të përbashkëta. 💫

0 Comments

E njëjta Kategori