Takim për 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë

by | Jan 28, 2026 | Autorë, Ekspozitë, Facebook, Pervjetor, Rinia, Takim

Sot shënojmë 90-vjetorin e lindjes së kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare 📖 Vepra e tij mbetet një pasuri e rrallë shpirtërore, që i flet çdo brezi dhe i jep zë historisë, dhimbjes dhe krenarisë sonë 🇦🇱.
Sot patëm kënaqësinë që në bibliotekën tonë të dëgjonim interpretimet mbresëlënëse të Klubit të Leximit të gjimnazit “Perikli Ikonomi” dhe Klubit të Leximit të shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa”, të cilët, mes vargjesh dhe fjalësh të zgjedhura, sollën Kadarenë më pranë nesh.🎙️
Me ndjeshmëri dhe pasion, nxënësit dëshmuan se letërsia e tij vazhdon të jetojë dhe të frymëzojë brezat e rinj. 📖📚

0 Comments

E njëjta Kategori