Vera plot ngjyra në Bibliotekë

by | Kor 19, 2023 | Vera | 0 comments

📍🔊Vera e një biblioteke  ka kaq shumë ngjyra, kaq miq të vjetër e të dashur dhe plot miq të rinj që shtohen çdo vit.

Aktivitetet verore në Shtëpinë e Librit kanë filluar!

Pas nostalgjisë së takimit dhe lojërave apo këngëve të verës së kaluar, punojmë me durim çdo ditë të eksplorojmë dhuntitë e fëmijëve në fusha të ndryshme.👩‍💻🧑🏽‍💻👩‍🏭

Të bashkuar me një emërues “lexues të mirë që e duan librin”, këta fëmijë çdo lojë në dukje të zakonshme, arrijnë ta kthejnë në një ndjesi të veçantë.

Libri për të cilin folën sot na bëri të meditojmë se sa e rëndësishme është familja dhe lidhja brenda saj.

Dikush nga fëmijët solli një dedikim të veçantë,

disa ese e rrëfime të shkurtra, por më shumë u duartrokit “poezia për vëllain”, që premton një poet të ardhshëm shumë të talentuar.📖📚

Përgatituni për një shumëllojshmëri sportesh, argëtim dhe miq të rinj, për një eksperiencë të paharrueshme. 🎾🏓🥋⛹️‍♀️🥅🎨🎤🎯

Na pret një verë e paharruar☀️🥰

#BibliotekaDriteroAgolli🎤👏🏻

0 Comments

Submit a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

E njëjta Kategori