Vizitë në shtëpinë muze të Dritëro Agollit

by | Feb 3, 2026 | Autorë, Ekspozitë, Facebook, Pervjetor, Takim

Me rastin e 9-vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli, ndryshe nga herët e tjera kur e kemi përkujtuar përmes aktiviteteve, një pjesë e stafit zgjodhi ta kujtojë në një mënyrë më të veçantë: përmes një vizite në shtëpinë-studio të Dritëro Agollit.
Ishte një përvojë mbresëlënëse dhe tejet emocionale, ku u njohëm më nga afër me jetën, veprën, krijimtarinë dhe përmasën njerëzore të shkrimtarit. Gjatë vizitës dëgjuam histori interesante dhe rrëfime që na sollën më pranë Dritëron, jo vetëm si kolos të letrave shqipe, por edhe si njeri.
Një kujtim i ndjerë dhe plot respekt për figurën e tij të paharruar, që vijon të jetojë përmes fjalës dhe veprës së tij. 📖🖋️

0 Comments

E njëjta Kategori