📚✨ Magjia e librave dhe ëmbëlsia e leximit!✨🍰

by | Jun 1, 2025 | Autorë, Ekspozitë, Lexuesi, Promovim Libri, Takim

📚✨ Magjia e librave dhe ëmbëlsia e leximit!✨🍰
Një takim i paharrueshëm sot në Bibliotekën tonë, ku librat dhe ëmbëlsirat krijuan kaq shumë momente të ngrohta dhe buzëqeshje!
Fëmijët shijuan bukurinë e rrëfimeve të përkthyesit profesionist Agim Doksani, i cili ka bërë të flasin shqip personazhet e tyre të preferuar nga Jeronim Stilton.
Falë fjalëve të tij të buta e të mençura, fëmijët zbuluan se leximi mund të jetë po aq i ëmbël sa një copë ëmbëlsirë!
Nga pyetjet plot kuriozitet deri te shpërndarja e librave dhuratë nga përkthyesi Agim Doksani, çdo moment ishte një festë për mendjen dhe shpirtin.
Leximi nuk është vetëm fjalë në faqe letre: është një aventurë, një ndjenjë, një magji që mbush zemrat me lumturi!
Faleminderit të gjithëve që e bënë këtë ditë kaq speciale,veçanërisht fëmijëve!

0 Comments

E njëjta Kategori