Deprecated: Creation of dynamic property ET_Builder_Module_Comments::$et_pb_unique_comments_module_class is deprecated in
/home/gamitkia/bibliotekapublikefier.com/wp-content/themes/Divi/includes/builder/class-et-builder-element.php on line
1425
Miqtë e vegjël të librit në bibliotekën tonë!

Sot, sektorin e fëmijëve e mbushën me gëzim dhe zëra të ëmbël të vegjlit e kopshtit “Markelino”, një kopsht që punon me shumë dashuri e përkushtim me fëmijët.


Ata erdhën për të vizituar bibliotekën tonë, për të prekur nga afër librin, për të recituar vjersha e përralla, dhe për të zbuluar botën magjike që fshihet në çdo faqe.

Momente plot buzëqeshje, emocione dhe fantazi, ku libri u bë shok loje dhe udhërrëfyes në rrugën e dijes!


Faleminderit stafit të kopshtit “Markelino” për bashkëpunimin dhe dashurinë që mbjell çdo ditë për librin dhe dijen!
0 Comments