Përsëri sot Dritëro Agolli na bëri së bashku, edhe pse fizikisht është ndarë nga ne shtatë vjet më parë. Dritero Agolli 13 tetor 1931 – 3 shkurt 2017
Sa ishte mes nesh, të gjithë do të mrekulloheshin nga zëri i tij, nga fjala e tij, nga hijeshia e mendimit sa artistik, estetik dhe politik. Ai ende vazhdon të qëndrojë me madhështinë që koha ia fali përmes veprës së tij si krijues dhe qytetarisë së skalitur në çdo detaj të qenies së tij.
Të gjithë ne kemi ndarë dhe ndajmë mendimin që në emrin e Dritëro Agollit qëndron madhështia e tij e përhershme.
Ky aktivitet sjell në Bibliotekën Publike “Dritëro Agolli” në Fier, Prof. Xhevat Lloshi, njëri nga personalitetet e gjuhësisë shqiptare. Ai na tregoi se si e ka njohur shkrimtarin Dritëro Agolli. Prof. Xhevat Lloshi është nga të paktët njerëz që e ka njohur Dritëro Agollin në të gjitha rrethanat, si koleg, si epror, por më së shumti si mik, që kanë ndarë bashkë sa e sa biseda, pse jo kanë kthyer edhe ndonjë gotë raki.
Mes leximesh, diskutimesh, interpretimesh të ndjera nga aktori Astrit Hasani dhe nxënes të klubit të leximit, kaluam një kohë të bukur me poezitë e të madhit Dritero Agolli.📚
Vitet kalojnë dhe çdo takim që ne organizojmë është një hap më shumë me qëllim që brezat e sotëm dhe të ardhshëm ta njohin në cdo aspekt të madhin tonë, Dritëroin e të gjithë shqiptarëve.
Perkujtojme Tashko Lakon
Në Ditën Botërore të Librit për Fëmijë, në një festë të bukur, kujtojmë figurën e Tashko Lakos, penës së latuar...
0 Comments