Deprecated: Creation of dynamic property ET_Builder_Module_Comments::$et_pb_unique_comments_module_class is deprecated in /home/gamitkia/bibliotekapublikefier.com/wp-content/themes/Divi/includes/builder/class-et-builder-element.php on line 1425

Aktivitet kushtuar Ditës Botërore të Trashëgimisë Kulturore.

by | Oct 3, 2026 | Ekspozitë, Facebook, Festa, Konferencë, Takim

Sot, në Bibliotekën Publike “Dritëro Agolli”, zhvilluam një aktivitet të veçantë kushtuar Ditës Botërore të Trashëgimisë Kulturore.
Ishte një ditë e bukur dhe domethënëse, ku libri, fotografia, tradita dhe kujtesa u bashkuan në një ekspozitë të veçantë, NË GJURMËT E TRASHËGIMISË” e cila solli pranë publikut një pjesë të çmuar të historisë dhe identitetit tonë kulturor.
Përmes 89 botimeve të rralla, të botuara para Luftës së Dytë Botërore, librave të autorëve fierakë, fotografive të vjetra të qytetit të Fierit dhe kostumeve tradicionale të trevës së Myzeqesë, krijuam një hapësirë ku e shkuara takoi të tashmen.
Një falënderim i veçantë për të gjithë të ftuarit, bashkëpunëtorët dhe miqtë që u bënë pjesë e këtij aktiviteti dhe kontribuuan që kjo ditë të ishte kaq e bukur dhe e veçantë.
Trashëgimia kulturore jeton kur ruhet, njihet, vlerësohet dhe përcillet brez pas brezi. 📚✨
Biblioteka është dhe do të mbetet një nga vendet ku kjo kujtesë ruhet dhe i dorëzohet së ardhmes.

0 Comments

E njëjta Kategori