Sot në “Vera jonë në Bibliotekë 2025”, fëmijët përjetuan një ditë të mbushur me kreativitet dhe art!
Nën udhëheqjen e zysh Irma Cane, dita u mbush me ngjyra dhe imagjinatë. Fëmijët u angazhuan me shumë pasion në aktivitetet e pikturës dhe punimeve me argjilë, duke krijuar vepra të ndryshme arti me duart e tyre të vogla. Ky proces zhvillues ndihmoi në forcimin e durimit, krijimtarisë dhe lidhjes së tyre me botën natyrore dhe traditën artizanale shqiptare.
Çdo ditë në këtë program është një mundësi e re për të mësuar, për të eksploruar dhe për të ndërtuar kujtime të bukura përmes artit dhe miqësisë.
Vazhdoni të na ndiqni për më shumë momente të paharrueshme nga kjo verë që po lë gjurmë të veçanta në zemrat e fëmijëve!
0 Comments