Deprecated: Creation of dynamic property ET_Builder_Module_Comments::$et_pb_unique_comments_module_class is deprecated in /home/gamitkia/bibliotekapublikefier.com/wp-content/themes/Divi/includes/builder/class-et-builder-element.php on line 1425

Promovim i librit “Lot dhe buzëqeshje në rrugën e trëndafilave” nga Anila Zeqo

by | Apr 27, 2024 | Promovim Libri, Autorë, Facebook, Takim

Kënaqësi këtë pranverë të merrnim në duar një dhuratë: librin
“Lot dhe buzëqeshje në rrugën e trëndafilave”, një novelë nga Anila Zeqo,
Kjo novelë është një krijim që shpalos ndjenjat e shpirtit femëror në momentet më kritike dhe vendimtare të jetës, njëlloj si një pasqyrë e shpirtit njerëzor.
Perzonazhi kryesor, Miluna, një femër mistike, përjeton një botë të trazuar nga ngjarje dhe përjetime, që kërkon të triumfojë mbi dhembjen dhe skutat e errëta të jetës.
Edhe pse humb njerëzit më të dashur e sprovohet në shumë çaste të jetës, ajo kërkon të qëndrojë në këmbë, duke u mbështetur tek ndjenjat e pastra njerëzore.
Në këtë libër çdo femër mund të identifikohet me veten në çaste të caktuara të jetës, ndaj novela në fjalë ngelet një sugjerim i këndshëm për lexim, por dhe një udhëtim emocionues dhe thellësisht njerëzor. 🌹📖
Urime të përzemërta autores!

0 Comments

E njëjta Kategori