Promovimi i librit Etnokultura e Myzeqese Maksi Zarka

by | Feb 13, 2024 | Autorë, Promovim Libri

📍Përurimi i një libri tē ri sjell gēzim si për njē qenie që lind, ndaj urimet rrjedhin të ngrohta nga miqtë:
Urime Maks Zarka pēr librin mē tē ri “Etnokultura e Myzeqesē”.📚
Një botim voluminoz nē të cilin autori ka hedhur nje veshtrim territorialo-historik nē gjithë shtrirjen e Myzeqesë, duke i ofruar lexuesit një njohje te plote gjeografike, historike, etnike dhe kulturore.
Në bashkëpunim me Shoqatēn “AK Myzeqeja” në mjediset e Bibliotekës Fier, mes miqsh dhe studiuesish diskutuam mbi këtë libër plot vlera.
Përmendim ndër të ftuarit fjalen e shkrimtarit M.Krimçe, Mitropoliti i Apolonise dhe i Fierit hirësi Nikolla me temë “Kontributi i klerit në Myzeqe në zgjimin kombëtar dhe ruajtjen e disa artefakteve me vlera kombëtare si: dy Kodiket, Epitafin e Gllavenicës, Pagëzimi i mbretit Bullgar Boris etj, Më pas diskutuan e sollën vlerësimet e tyre gjuhëtari Lirim Muaj dhe shkrimtari Veli Dogani. 📝
z.Ilirjan Gjika theksoi se autori nuk merret thjesht me përshkrimin, por me pyetjet çfarë shprehin këto rite, cilës kohe i përkasin dhe pse janë burimore myzeqare-shqiptare. Pati gjithashtu dhe përshëndetje e vlerēsime nga shumica e të pranishmëve.
Lindur ne Fier, me arsim pasuniversitar në filozofi dhe shkenca politiko-administrative, Maks Zarka është autor i rreth 15 librave; letërsi për fëmijë, letërsi për të rritur, vetëzhvillim, studime folklori,
studime etnologjike etj.
Veprimtar shoqëror, autor dhe bashkëkrijues i grupit folk, kostumeve dhe memorialeve, z.Zarka është “Qytetar Nderi” në Zharrëz dhe i komunes Krutje në Lushnje.
Ky libër u cilësua si botimi më i plotë në krijimtarinë e autorit.📚👏🏻

0 Comments

E njëjta Kategori