Takim me shkrimtarin dhe ish-deputetin Namik Dokle

by | Apr 24, 2024 | Autorë, Dhurim Libri, Ekspozitë, Facebook, Promovim Libri, Takim

Kjo është një e drejtë që ne si institucion i librit e kemi parimin bazë të punës sonë, si në formën e promovimit të krijimtarisë së të rinjve, ashtu dhe në ndjekjen e zhvillimeve më të fundit të letërsisë shqiptare. 📚🖋️
Një takim mbresëlënēs, nga të shumtat zhvilluar në këtë muaj të librit, ishte takimi me shkrimtarin Namik Dokle, një figurë e dyzuar mes politikës dhe letërsisë, i cili erdhi me vëllimin e tretë të trilogjisë së Gorës “Vallëzim me Hënën”.
Shkrimtarë dhe intelektualë të qytetit ishin të pranishëm në këtë takim, ku me kënaqësi dëgjuan vetërrëfimet e autorit për vendin e fëmijërisë, por dhe keqardhjen që pjesëmarrja në politikë i kishte kufizuar krijimtarinë.
Tashmë në pension, tërhequr nga politika, autori Dokle u shpreh se libri ishte qëllimi i ditëve të tij.
Interpretime legjendash shkëputur nga libri, pyetje plot kërshëri dhe ngjarje plot humor e të qeshura shoqëruan këtë takim, i cili, si nga shumë autorë të tjerë, u mbyll me dëshirën për rikthim në këtë Bibliotekë kaq mikpritëse.

0 Comments

E njëjta Kategori