Perkujtojme Tashko Lakon

by | Apr 27, 2024 | Autorë, Facebook, Pervjetor, Promovim Libri, Takim | 0 comments

📍Në Ditën Botërore të Librit për Fëmijë, në një festë të bukur, kujtojmë figurën e Tashko Lakos, penës së latuar fierake, plot mençuri dhe dashuri për Fierin, me energji të pashtershme deri në ditën e fundit të jetës, por dhe sjellim në fokus të lexuesve rëndësinë e të lexuari që në vogëli.📖📚👭
Që prej vitit 2014 Sektori i librit për fëmijë i Bibliotekës Publike të Qytetit Fier mban emrin e nderuar Tashko Lako, një nga vlerat e qytetit të Fierit dhe një nga personalitetet e krijimtarisë artistike për fëmijë. Krijimtaria letrare e Tashkos në letërsinë shqipe përbën një korpus të gjerë dhe mjaft voluminoz. Ajo përfshin gjini të ndryshme krijuese si; përralla, tregime për fëmijë, fabula, drama, komedi, romane, novela dhe letërsi dokumentare, në një periudhë kohore përgjatë 52 vitesh. 📚📖
Lexuesit e vegjël më të mire të Bibliotekës sollën fragmente nga krijimtaria e tij, ku me mjeshtërinë e fjalës që e karakterizon, Tashko Lako sjell më të mirën e mençurisë popullore sintetizuar në gjininë e fabulës.
Pjesë nga fabulat më të njohura u interpretuan nga fëmijët e shkëlqyer të Kopshtit “Markelino”, të cilët falë duarve të arta të edukatore Dezit, gjithmonë na befasojnë me veshjet dhe idetë e tyre.
Shkrimtarja për fëmijë Vjollca Myftari, e ftuar jonë e nderit, na përcolli me shumë ëmbëlsi këshilla mbi vlerën e leximit dhe mënyrën se si të lexuarit na ndihmon të bëhemi më të mirët në gjithçka që bëjmë.

0 Comments

E njëjta Kategori