Aktivitetet e zhvilluara nga
Biblioteka Publike “Dritero Agolli ” Fier
aktivitetet tona
Lexues të rinj
Nisim bukur Tetorin e Librit me fjalët e ëmbla të njërës prej lexueseve më të reja të Bibliotekës sonë. #Tetori_i_Librit #Lexo_me_ne #Fjale_pas_fjale
Kënaqësia e punës
Sa kënaqësi fal puna e dorës! Sot, punuam me dashur dhe fantazi me mësuesen e talentuar të piktures Irma Hoxhaj, ku duart e tyre të vogla formësonin ëndrrat në teknikën e qeramikës, bazuar në modelet e artizanëve të mëparshëm të traditës. Artizanati dhe tradita e punë...
Vera jonë në Bibliotekë
“Vera jonë në Bibliotekë” projekt veror që mbledh në mjediset e Bibliotekës fëmijë anëtare të saj, për t’u argëtuar e mësuar së bashku, nën kujdesin e punonjëseve dhe falë ndihmës së cmuar të vullnetarëve.
Vera plot ngjyra në Bibliotekë
Vera e një biblioteke ka kaq shumë ngjyra, kaq miq të vjetër e të dashur dhe plot miq të rinj që shtohen çdo vit.
Aktivitetet verore në Shtëpinë e Librit kanë filluar!
Read on Wheels
Drejtoresha e këtij Instituti, znj Irena Toci, zgjodhi qytetin tonë për të vazhduar misionin e radhës , duke e ditur se Biblioteka e Fierit është një ndër më të mirat në vend dhe me numër të konsiderueshëm lexuesish potencialë.
E ftuar ishte shkrimtarja për fëmijë Vjollca Myftari, me librin e saj më të fundit me vjersha “Vizaton dielli mbi borë”, i Shtëpisë Botuese “Toena’, nga i cili fëmijët lexuan pjesët e tyre më të pëlqyera.
Znj. Irena Toçi u shpreh e befasuar nga potenciali dhe dëshira e fëmijëve të Fierit për leximin, si dhe vlerësoi punën e vazhdueshme dhe cilësore të Bibliotekës për të afruar fëmijët dhe të rinjtë sa më shumë drejt librit.
Aktivitet 100 vjet Jakov Xoxa
Aktivitet 100 vjet Jakov Xoxa
Startojnë aktivitetet në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Jakov Xoxa, aktivitete të cilat do të zhvillohen gjatë gjithë vitit duke shpallur kështu këtë vit, si viti që do të mbajë emrin e tij.
Ato do të startojnë më 7 qershor 2023, me një konferencë ndërkombëtare në sallën ‘‘Aleks Buda’’ në mjediset e Akademisë së Shkencave për të vazhduar më tej, me të tjera evente në qytetin e Fierit, por edhe më gjerë.
Në javën e kulturës italiane nëpër botë, në kuadrin e Projektit IPA-TOURNEE si dhe nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Fier zotit Armando Subashi organizohet maratona e aktiviteteve “Jakovi-100 vjet lindje” me mbështetjen e bashkisë së Fierit, Ministrisë së Kulturës, Akademisë së Shkencave dhe familjes Xoxa.
Festuam së bashku 1 Qershorin!
Sot kur më shumë se çdo ditë tjetër, fëmijët kërkojnë vëmendje dhe mbështetje, ne u dhuruam një pasdite mes librash, vjersha e këngë, lojëra e gjëegjëza, si dhe plot talente në pikturë.
Blogu ynë
Të rejat e fundit
🎨 Plot ngjyra, muzikë dhe buzëqeshje sot në “Vera jonë në Bibliotekë 2025”!
🎨 Plot ngjyra, muzikë dhe buzëqeshje sot në “Vera jonë në Bibliotekë 2025”! Nën tingujt magjikë të kitares së zysh...
Dita e fundit e kampit
Joga në Bibliotekë
Joga në bibliotekë! Sot, në kuadër të kampit “Vera jonë në Bibliotekë 2025”, fëmijët patën kënaqësinë të përjetonin...






